I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është marrë në pyetje në Kongresin Amerikan për situatën në Kosovë dhe një episod nga ky zhvillim është bërë viral.
Çfarë konkretisht?
Përkatësisht, përfaqësuesi në dhomën e ulët të Kongresit amerikan, Bill Huizenga, e ka marrë në pyetje Escobarin në cilësinë e anëtarit të Nënkomitetit të Komisionit për Punë të Jashtme të këtij vendi.
Megjithatë, duket se Huizenga nuk ishte aspak i denjë për këtë rol. Përfaqësuesi republikan tha: “A do të përdorë administrata e presidentit Joe Biden sanksione për të frenuar ndikimin rus në Siberi dhe pjesën tjetër të Balltikut Perëndimor?”
Natyrisht, Siberia duhet të ishte Serbia, ndërsa Baltiku duhej të ishte Ballkani. Escobar nuk ka reaguar për këtë, por ka nisur me përgjigjen e tij.
Shumë në rrjetet sociale u tallën me këtë lapsus dhe video shumë shpejt arriti 17 mijë shikime në Twitter.