Një automjet, tip Porsche, ngjyrë e zezë, i vjedhur në Bolonja, u bllokua nga autoritetet doganore në Ancona të Italisë, në momentin kur po transportohej me traget drejt Shqipërisë.
Makina ishte në mesin e disa automjeteve të tjera që policët verifikuan për dokumentacion. Në përfundim të kontrolleve të të gjitha dokumenteve, u konstatua se kjo makinë ishte raportuar e vjedhur në Bolonja.
Drejtuesi i automjetit, një shtetas me kombësi shqiptare, i cili po e sillte drejt Shqipërisë, ka pretenduar se e ka blerë makinën me dokumente të rregullta dhe se nuk kishte lidhje me vjedhjen, por policia e ndoqi penalisht dhe i bllokoi automjetin.