17-vjeçari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në Treviso të Italisë në 21 janar në një pyll në Itali është lënë në burg.
Mediet italiane njoftojnë se ai ka pranuar autorësinë e krimit. “Po, unë e bëra”, ka thënë i mituri, ndërsa nuk ka thënë asnjë fjalë për motivin.
Autori kishte rreth një vit lidhje me Bledar Dedja, të cilin e takoi teksa po shkonte nga shkolla në punë, në vendin ku punonte 39-vjeçari. Hipoteza është se i riu kishte përfunduar në një rrjet prostitucioni – mes të cilëve edhe të mitur, siç konfirmohet ndër të tjera nga elementët që policia gjeti nga analiza e celularit të viktimës dhe të cilët tashmë janë duke u ekzaminuar nga hetuesit.
Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik i tij, i larë më gjak pak metra larg automjetit të tij tip “Mercedez Benz B-Class”, i braktisur