Në Detin Tiren përtej Italisë pritet të krijohet një tjetër ciklon sonte dhe nesër do të rrugëtojë nga Italia drejtë Detit Jon dhe pastaj në drejtim të Greqisë. Ky ciklon do të na sjellë reshje të reja atmosferike të cilat në kombinim me erërat e ftohta veriore do të jenë kryesisht në formë bore, raporton MeteoBallkan.
Fillimisht priten reshje shiu, ose të përziera, pastaj ,me uljen e temperaturave do të shndërrohen në reshje bore. Vende-vendem herë pas here priten reshje të dendura bore gjatë ditës së hënë dhe të martën, sidomos në Kosovë e veçanërisht në viset kodrinore-malore, por duke mos përjashtuar edhe shumë vise më të ulëta. Në disa ultësira të Dukagjinit mund të mos ketë borë, ose bora pritet të jetë simbolike.
Reshje të dendura bore priten edhe në veriun e Malit të Zi dhe lokalisht priten edhe në Luginën e Preshevës. Reshje bore priten lokalisht edhe në veri-verilindje,lindje -juglindje të Shqipërisë si dhe në veriperëndim dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut. Lokalisht edhe në disa vise tjera.
Me kalimin e ciklonit dhe largimin e tij gradual në drejtim të Greqisë mbi rajonin tonë do të vendosen rryma mjaft të ftohta ajrore nga veriu. Përpos reshjeve të borës priten edhe erëra të ftohta veriore dhe në shumicën e territorit të Kosovës priten shtresa bore, normalisht më të mëdha në viset kodrinore-malore.
Nga e mërkura reshjet do të pushojnë, por do të vazhdojë depërtimi i ajrit të ftohtë nga verilindja e Kontinetit dhe për këtë arsye pritet acar i fortë sidomos gjatë natës dhe mëngjesit. Edhe temperaturat ditore pritet të jenë të ulëta dhe mund të ndodhë ndonjë ditë të mos kalojnë fare në “plus”.
Stuhi të fuqishme dimërore javës tjetër priten në Greqi dhe Turqi./MeteoBallkan
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…