LAJME

I mori jetën në lule të rinisë efektivit, Azgan Mërnica: S’jam bërë pishman

Azgan Mërnica nuk është penduar që vrau në lule të rinisë efektivin e “Shqiponjave” , Novruz Cenalia, 28 vjeç.

Mesnatën e djeshme ai u vetëdorëzua në polici ndërsa para unfiormave blu ka treguar se si ngodhi ngjarja.

“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman” mësohet të ketë thënë Mërnica.

Arratia e te riut mori fund mbrëmjen e djeshme, kur pas 3 ditësh kërkime në disa zona të Fierit nga policia dhe forcat RENEA, ai u vetdorëzua në polici nga familjarët.

Këto janë momentet e filmuara nga vetë familjarët e të riut, që tregojnë 23-vjeçarin duke hipur në një makinë me disa të afërm dhe me një prej efektivëve që bëri negociatorin.

Azgan Mërnica është shfaqur i qetë dhe madje i buzëqeshur, ndërsa familjarët i jepnin kurajo.

“Hajde zoti para”.

Por jo vetëm kaq: në sy të policisë, familjarët i treguan se ata do t’i garantonin gjithcka edhe duke qenë pas hekurave.

Ne fillim të afërmit e të riut nuk kanë qenë bashkëpunues me policinë për ta bindur autorin të vetëdorëzohej, por pasi RENEA lokalizoi zonën ku ndodhej ai, i kërkuan familjarëve edhe njëherë të ndërhynin për dorëzimin në të kundërt ata do të vepronin sipas ligjit përsakohë ai kishte edhe armën e krimit me vete.

Fill pas kësaj, Azgan Mërnica u gjet në fshatin Dërmenas ku babai i tij dhe një nga efektivët, e bindën të riun të dilte vetë.

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e  ‘Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago