FOTO&VIDEO

Polici që u arrestua për bixhoz u dekorua me mirënjohje nga Policia në Gjakovë gjatë kohës sa po hetohej nga IPK-ja

Vetëm një muaj më parë, Stacioni i Policisë së Kosovës në Gjakovë i kishe dhënë mirënjohje zyrtarit të saj policor i cili u arrestua sot për organizim të jashtëligjshëm të lojërave të bixhozit në Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

Zyrtari policor Jashar Osdautaj është arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Hetimi ndaj tij për këtë veprimtari të dyshimtë kishte nisur qysh para më shumë se dy muajsh, pasi kishin pranuar informacione se ai mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Por ndonëse zyrtari policor Jashar Osdautaj ishte duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës ai kishte marrë një mirënjohje nga Policia lidhur me një rast.

Mirënjohja i ishte ndarë atij me 26 qershor 2020, nga Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, kolonel Lumni Graishta, shkruan Reporteri.net.

Përveç Osdautajt, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë si të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

Osdautaj dhe të dyshuarit e tjerë janë arrestuar pasi është bastisur lokali në Gjakovë, ku po dyshohej se po organizoheshin këto lojëra.

Burime brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parave dhe një numër i madh i monedhave të pokerit që përdoren për lojërat e fatit.

Ndërkohë në mirënjohjen e dhënë nga Policia thuhet se ai dekorohet për motivin e lartë dhe përkushtimin ndaj detyrës, demonstruar me datën 26. 06. 2020 me rastin e raportimit të veturës së vjedhur në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale Ferizaj, por që falë vigjilencës dhe reagimit tuaj efikas është bërë i mundur identifikimi, gjetja e automjetit dhe arrestimi i personit të dyshuar.

“Drejtori Rajonal shprehë admirim dhe konsideratë të lartë për punën, angazhimin dhe rezultatet tuaja dhe iu inkurajon që në respekt të vlerave të larta të organizatës sonë dhe rolit të rëndësishëm të saj në ofrimin e sigurisë edhe në të ardhmen të mbani lar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në vazhdimësi”, shkruan në mirënjohje.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago