Gjatë ditës së sotme, 110 pjestarë të Policisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë, për t’i dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti, transmeton Gazeta Metro.
Një ekip i Policisë së Kosovës prej 110 pjesëtarëve është nisur gjatë ditës sotme në Shqipëri për t’u dal në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë pas tërmeteve të shumta të ditës së sotme.
Përmes një njoftimi Policia e Kosovës thotë se janë nisur njësitet emergjente për t’i asistuar.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka mobilizuar njësitet e saja policore të cilat i ka nisur në drejtim të Republikës së Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq është bërë edhe publike fotografia ku shihen veturat e policisë së Kosovës në autostradën e ‘Kombit’.
Deri më tani në Shqipëri kanë vdekur 31 persona dhe mbi 600 kanë mbetur të lënduar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…