Policia e Kosovës respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/kafshë.
Me datë 27.01.2023 rreth orës 14:00 Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim të dukurive të kundërligjshme dhe kontrabandës në pika kufitare, ka bërë intensifikimin e aktiviteteve taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat nga DRPK-Lindje i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Xh. C, është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve (dy lopë dhe një viç).
Gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…