KRYESORE

Policia e Kosovës sekuestron para nga një degë bankare në veri

Policia e Kosovës njoftoi se i ka sekuestrua disa mijëra euro dhe dinarë nga një kasafortë në një degë bankare serbe në Mitrovicën e Veriut të mërkurën.

Në një njoftim për media, policia tha kasaforta në fjalë ishte kontrolluar më 20 maj, gjatë aksionit kur autoritetet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, por zyrtarët e saj nuk kishin arritur ta hapnin atë në atë kohë “në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat”.

Policia tha se e identifikoi të mërkurën menaxheren përgjegjëse të degës së bankës “Narodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut dhe se e mori atë në pyetje “në cilësinë e të dyshuarës”.

“Në këtë rast janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim: 152.290 dinarë serbë, 4.580 euro dhe 940 franga zvicerane”, thuhet në njoftim.

Gjatë aksionit të 20 majit, policia tha se konfiskoi në përgjithësi mbi 2.2 milionë euro – në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni i autoriteteve kosovare u dënua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ai i përshkallëzon tensionet në zonën e banuar me shumicë serbe.

Ai aksion u krye një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se kishte përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani, shkruan REL.

Rregullorja i ka rritur fërkimet mes Kosovës dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët kërkuan pezullimin e saj derisa komuniteti serb – i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia – të përshtatet me praktikën e re.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago