Policia e Kosovës është duke monitoruar situatën në veri të vendit.
Kjo pasi në orën 18:00, në Mitrovicën e Veriut është lëshuar alarmi.
Pas kësaj, serbët lokalë kanë bllokuar me kamionë të mbushur me zhavor dhe maune, magjistralet Mitrovicë -Bërnjak dhe Mitrovicë- Jarinjë.
Në magjistralen Mitrovicë- Bërnjak, barrikada është vendosur në fshatin Zupç të Zubin Potokut.
Policia e Kosovës është larg saj disa kilometra. Megjithatë, burime të RTK-së kanë konfirmuar se një autoblindë e policisë ka mbetur përtej barrikadës dhe në orët në vazhdim pritet të kuptohet se si do të veprohet.
Ndërkohë, në magjistralen Mitrovicë- Jarinjë, barrikada është vendosur në fshatin Rudare dhe jo zyrtarisht mësohet se serbët lokalë kanë vendosur maska që të mos identifikohen.
Në anën tjetër, në Rashkë të Serbisë, ka nisur takimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Ky takim po mbahet vetëm pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, ku qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…