Analisti Arjan Curri, ka deklaruar se Policia e Shqipërisë kishte informacione që ish-presidenti Ilir Meta i cili u arrestua të hënën, mund të arratisej drejt Hungarisë.
Ai citoi informacione nga Policia, duke thënë se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë fundjavën e shkuar, Meta kishte bërë një telefonatë me Hungarinë që është përgjuar dhe që pretendohet të ketë qenë një tentativë arratisjeje në këtë vend siç bëri ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski.
“Policët kanë thënë se Ilir Meta po planifikonte një arratisje. Sipas përgjimeve ka qenë që nga e premtja në Kosovë, të gjitha me rezerva por ne do i themi se jemi gazetarë. Sipas policisë ka ndodhur një telefonatë nga Kosova me Hungarinë, sipas policisë gjithmonë, që kjo telefonatë është përgjuar kishte dyshime për një arratisje drejt Hungarisë, duke imituar Gruevskin që ka qenë në të njëjtat pozita me drejtësinë në RMV”, tha ai në emisionin Now në Euronews Albania
“Por sipas të njëjtave burime, nuk ka marrë garanci nga autoritetet hungareze. Ju e dini vizitën e fundit të Ramës në Hungari dhe takimin me Orban dhe miqësinë që kanë kështu që mund të ketë lobuar edhe vetë Rama që ky plan i arratisjes të mos kishte sukses. Sepse për mua Ramës i intereson arrestimi i krerëve të opozitës që të ketë shumicë absolute kushtetuese”, tha Curri.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…