FOTO&VIDEO

Policia has në Shtërpcë posterë ku shkruan “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në rrugën Ferizaj-Prizren janë hasur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”, raporton Express

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit është hapur rasti “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Shtërpcë, 23.09.2021 – 18:00. Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, bën të ditur policia.

Ndryshe, këto veprime po vijnë pas vendosjes së masës së reciprocitetit ndaj targave nga Serbia që po hyjnë në Kosovë.

Të gjitha veturat me targa të Serbisë, nga e hëna e kësaj jave të obliguara të mbajnë tabela të përkohshme “RKS”, gjatë qëndrimit në Kosovë.

Posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe” janë vendosur nga banorët serbë edhe në pikën kufitare në Jarinjë, atje ku nga e hëna, serbët kanë bllokuar rrugën dhe po qëndrojnë aty për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

56 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago