Policia jep detaje për aksionin tek ‘Lokalet e Lesnes’, arrestohen katër persona

Sonte Policia e Kosovës, saktësisht Stacioni i Jugut, ka ndërmarr një aksion tek ‘Lokalet e Lesnes’.

Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar dy zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi dhe Baki Kelani.

Nga ky aksion janë arrestuar katër persona dhe janë kontrolluar katër biznese.

“Sonte, më 10.01.2020, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor ‘Jugu ‘ Prishtinë, në lokacionin e njohur si ‘Lokalet e Lesnës’ është realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës. “

“Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale.”

“Janë sekuestruar një thikë, një revole, një shufër dhe një sasi substancë që dyshohet të jetë narkotike. Në polici janë shoqëruar katër të dyshuar për intervistim.”,thotë Policia e Kosovës.