Para pak minutave në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës disa makina të Policisë së Kosovës kanë arrestuar disa persona.
Ngjarjen për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një rrahje në mes të disa personave, ndërkohë ka konfirmuar se personat e përfshirë në rrahje janë shoqëruar në stacion policor.
“Rreth orës 17 e 30 në lagjen Dardania kemi marrë informatën për një rrahje mes të disa personave, Menjëherë kanë reaguar njësitet policore të cilat kanë shoqëruar palët e përfshira në këtë ngjarje. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti