Në orët e mbrëmjes të 21 dhjetorit, gjatë patrullimit në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, Policia ka hasur në 9 fëmijë, lëmoshkërkues.
Siç mëson Sinjali, nga burimet brenda Prokurorisë, në vendin kur zyrtarët policorë kanë ndaluar të miturit, aty është hasur edhe një person, 39-vjeçar, i dyshuari kryesor.
Në momentin kur Policia ka ndalur të dyshuarin (emër i njohur për redaksinë), ka kontrolluar të njëjtin, të cilit i janë gjetur rreth 200 euro, një thikë dhe një sasi e substancave narkotike.
Përveç drogës e parave, i dyshuari ka deklaruar se edhe çanta me para të metalta, rreth 1170 euro, që u gjet në vendin e ngjarjes është e tij.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se hetimet për këtë rast kanë filluar.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…