Policia në Ferizaj ka dalë në aksion për të larguar qytetarët nga kafeteritë, mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky aksion i policisë është ndërmarrë bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili që nga data 28 korrik ua ndalon qytetarëve të 13 komunave të Kosovës çfarëdo qarkullimi pas orës 22:30.
Në mesin e këtyre komunave është edhe ajo e Ferizajt, ku sot u zhvillua aksioni.
Por, ajo që bie në sy nga fotot e këtij aksioni të cilat janë dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali, është se njëri nga policët që po merr pjesë në këtë aksion nuk e ka vendosur masën si duhet.