Policia e Kosovës ka ndaluar në aeroportin Adem Jashari, rapsodin Nuredin Gashi, i cili jeton në Suedi. Gashi është ndaluar shkaku i publikimit të një këngë në YouTube, e cila i kushtohet liderit të VV’së Albin Kurti dhe ish’këshilltarit të tij Shkelzen Gashi, e që të dyve u referohet si tradhëtarë.
Lajmi për ndalimin e rapsodit me origjinë nga Drenica është bërë i ditur në disa faqe në Facebook, të cilat promovojnë UÇK’në dhe ish’pjesëtarët e saj, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se rapsodi Gashi është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi ishte denoncuar nga Vetëvendosje lidhur me një këngë të publikuar në YouTube, dhe e cila titullohet ‘Kush tradhëton atdheun e vetë e vret pushka me fishek’.
Sipas këtij njoftimi rapsodi Gashi është mbajtur në polici për rreth pesë orë, dhe më pas është liruar, pasi i ishte konfiskuar pasaporta suedeze, dhe me kushtin që të paraqitet në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, sot në ora 11:00.
Ky rapsod i cili jeton në Suedi, një pjesë të këngëve të tij të cilat i publikon në YouTube ua kushton UÇK’së dhe ish’udhëheqësve të saj, e në veçanti Hashim Thaçit. Ai në një këngë të tillë, Thaçit i referohet si ‘Baba’. Ndërsa, në anën tjetër, ai në të njëjtat këngë nuk e lë pa sulmuar edhe kundërshtarët politikë të Thaçit, sidomos Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…