KRYESORE

Vëllezërit nga Kosova të dënuar për terrorizëm akuzohen për vrasjen në Mortensrud

Policia e Norvegjisë është vënë në kërkim të dy vëllezërve nga Kosova, të cilët janë të dyshuar për vrasjen që ndodhi më 7 tetor në qytetin Mortensrud.

Valon dhe Visar Avdyli, sipas policisë norvegjeze dyshohet se që nga 9 tetori janë strehuar në Kosovë.

Policia e Oslos ka publikuar edhe fotot e vëllezërve kosovarë, duke kërkuar informacione që do të bënin të mundshëm arrestimin e tyre.

Vrasja në fjalë ka ndodhur gjatë javës së parë të këtij muaji para një shkolle në qytetin Mortensrud, ku viktimë ishte 20-vjeçari Hamse Hashi Adan. Një burrë tjetër 40-vjeçar gjendet aktualisht në paraburgim si i dyshuar për bashkëpunim në vrasje.

FOTO MONITORUESE: Valon (35) dhe Visar (32) Avdyli në Aeroportin e Oslos të shtunën më 9 tetor. Foto: Policia

Në anën tjetër, avokati i dy vëllezërve kosovarë, Svein Holden, ka thënë se ata mohojnë çdo lidhje me këtë vrasje.

“Unë kam qenë në kontakt me të dy pasi janë shpallur në kërkim dhe të dy mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen”, tha Holden.

Në vitin 2016, vëllezërit Avdyli u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas Ligjit të amandamentuar për terrorizmin.

Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terrorise IS, ndërsa Visar Avdyli për mbështetje materiale të vëllait të tretë, Egzon Avdyli.

Egzon Avdyli u vra në luftën e Sirisë në prill të vitit 2014 si pjesë e ISIS-it.

Mediat norvegjeze shkruajnë se Policia e këtij vendi nuk sheh asnjë lidhje midis dënimeve të mëparshme dhe vrasjes në Mortensrud, më 7 tetor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago