“Favoret” mes kolegëve e kanë çuar policinë e Elbasanit drejt shkeljes së ligjit. Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur patrullat e rendit në drejtorinë vendore të policisë Elbasan e kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët pasi i kanë lënë të lirë makinën një punonjësi të Operacionales (Sazan.A) që kishte gjoba të pashlyera.
Makina është konstatuar në lëvizje dhe pas verifikimit ne sistemin e gjobave ka rezultuar se ka19 gjoba te pashlyera. Si vijim shoferi dhe makina janë shoqëruar nga drejtoria vendore Elbasan por me të mbërritur aty mjeti është lënë të lëvizë i lirë, kjo sepse dikush ka ndërhyre për të shmangur detyrimet që makina kishte prej vitesh.
Nuk dihet nëse zyrtaret e rinj të drejtorisë së policisë Elbasan dhe te komisariatit të policisë Elbasan kanë apo jo dijeni për ketë rast që nxjerr në pah një lloj skandali. Kujtojmë se drejtuesit e mjeteve do të kapen me gjoba të papaguara do t’u bllokohet mjeti dhe në rast të mos shlyerjes së gjobave brenda 3 muaji do të bëhet konfiskimi. Kësisoj në rastin në Elbasan mjeti dhe leja e qarkullimit duhet të pezulloheshin nga policia rrugore, siç ndodh sot me drejtues mjetesh pa përkrahje.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…