Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është në mesin e besimtarëve myslimanë që sivjet kanë vendosur të nisen drejt Arabisë Saudite për pelegrinazhin e haxhit, raporton Gazeta Express.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, i veshur siç parashihet të duken pelegrinët, shihet në një fotografi në areoportin “Adem Jashari”, të cilën e ka publikuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri.
“Haxhi 2022”, shkroi ky i fundit në përshkrimin e fotografisë.
Haxhi, një obligim për myslimanët e aftë për punë, është një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në botë dhe zakonisht mbledh rreth 2 milionë njerëz në vit.
Sivjet, për pelegrinazhin e haxhit u nis edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…