POLITIKE

Politikani serb: Çka po bën Putini në Ukrainë, Millosheviçi e Shesheli e bënë në Ballkan

Kryetari i Forumit Civil Demokratik, Zoran Vuletiç, tha se ajo që po bën Vladimir Putin në Ukrainë është e njejtë me atë që bënë Sllobodan Millosheviç dhe Vojisllav Sheshel gjatë luftërave në Ballkan në vitet nëntëdhjetë.

“Ne po jetojmë – me këtë mbështetje për Rusinë – të frustruar nga humbja në vitet 1990. Ajo që Putin po bën në Ukrainë sot, ishte ajo që bënë Slobodan Millosheviç dhe Vojislav Sheshel, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe përfundoi me Kosovën”, tha Vuletiç.

Putini edhe më herët është përshkruar si “Sllobodan Millosheviç me bombë atomike”. Mesazhet që ai dërgoi disa ditë para sulmit ndaj Ukrainës përkujtojnë matricën e Millosheviç-it, e njohur nga vitet ‘90 në Ballkanin Perëndimor.

Rusia hapur ka qenë në mbështetje të Serbisë gjatë viteve të 90-ta, edhe përkundër faktit që shteti serb ka nisur dhe kryer disa luftëra në Ballkan, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë.

Intervenimi ushtarak humanitar i NATO-së në Serbi dhe Mal të Zi në vitin 1999 qe çarja më e madhe ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Që atëherë, Rusia nuk ka reshtur së qeni kundërshtare e zhvillimeve në Kosovë, e sidomos qëkur Kosova shpalli pavarësinë.

Bllokimi i çfarëdo iniciative në Këshillin e Sigurimit – Rusia është anëtare e përhershme – për ndryshimin e rezolutës 1244 është dëshmia më e qartë për qëndrimin kundërshtues të shtetit rus ndaj Kosovës.

Ndryshe, vetëm pak ditë para sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti Putin, gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Kremlin, risolli ndërhyrjen e NATO-së ndaj Jugosllavisë në vitin 1999, duke u përpjekur që të arsyetonte sulmin ndaj Ukrainës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago