Një zyrtar i lartë polak ka akuzuar qeverinë gjermane se ka treguar mungesë angazhimi kur bëhet fjalë për dorëzimin e premtuar të tankeve në Varshavë.
“Bisedimet kanë ngecur. Nuk shihet ndonjë vullnet të mirë. Le të shpresojmë se do të ndryshojë”, tha Pawel Soloch, i cili shërben si kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare.
Një kërkesë iu bë Berlinit për tanke në mënyrë që të zëvendësohen ato që Polonia i ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim, tha Soloch për mediat polake.
“Ndihma ushtarake gjermane – pavarësisht nëse është për Ukrainën apo nëse është për vendet që ofrojnë atë ndihmë – nuk i përmbush pritjet”, tha ai.
Polonia po mbështet vendin e saj fqinj me tanke T-72 të prodhimit sovjetik dhe Varshava e ka bërë të qartë se pret zëvendësime nga partnerët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në këmbim.
Një pjesë e madhe e arsenalit të tankeve në forcat e armatosura polake përbëhet nga tanke gjermane Leopard.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…