NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, citohet të ketë thënë sot kryeministri polak, duke shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia mund të kërkojnë konsultime bazuar në nenin 4 të traktatit të aleancës.
Sipas nenit 4, çdo vend vend aleat mund të kërkojë konsultime sa herë që sipas mendimit të secilit prej vendeve anëtare, kërcënohet integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria e vendit.
“Ne jemi duke diskutuar me Letoninë, dhe veçanërisht me Lituaninë, nëse do të aktivizojmë nenin 4 të traktatit të NATO-s”, tha i Mateusz Morawiecki agjencisë shtetërore polake të lajmeve PAP.
“Nuk mjafton vetëm që ne të shprehim publikisht shqetësimin tonë, aktualisht nevojiten hapa konkretë dhe përkushtim i të gjithë aleancës”, shtoi ai.
Mijëra emigrantë kanë udhëtuar drejt Bjellorusisë me shpresën për të kaluar në Bashkimin Europian, por ata janë bllokuar në kufi nën një mot të shoqëruar me temperatura tejet të ulta.
BE-ja akuzon Minskun se ka orkestruar krizën me synimin për të ushtruar trysni mbi bllokun, lidhur me sanksionet e vendosura ndaj këtij vendi, një gjë që Bjellorusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Disa vende në rajon kanë paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.
Presidenti rus Vladimir Putin, mbështetësi kryesor i udhëheqësit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA të dielën, duke cituar një intervistë të tij, të dhënë për një kanal televiziv shtetëror.
Morawiecki i tha agjencisë PAP se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sanksione të mëtejshme kundër Bjellorusisë.
“Ne sigurisht do të diskutojmë sanksione të mëtejshme, duke përfshirë mbylljen e plotë të kufirit”, citohet të ketë thënë ai.
Ai tha gjithashtu se BE-ja duhet të financojë ndërtimin e një muri kufitar.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…