Kosova sikurse edhe gjithë bota janë në luftën me pandeminë globale Codiv-19, virus ky që cdo ditë po merr jetë. Në kohën kur vendi numëron 61 të prekur nga ky virus, liderët kosovar nuk po gjejnë pajtim për masat e ndërmarra.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka kërkuar unitet nga politikanët për të luftuar coronavirusin e jo njëri-tjetrin.
“Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit por kundër virusit COVID-19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar , Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Faleminderit Kombeve të Bashkuara për një thirrje kaq të mirë”, ka shkruar ambasadorja finlandeze në Twitter.