Një postim në ‘Twetter’ për Ali Pashë Tepelenèn që u bë nga ambasadori gjerman në Greqi Ernst Reichel, ka ngritur reagime të forta nga grekët.
“Ali Pasha, sundimtari i osmanëve, i njohur si Luani i Janinës, u përpoq të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe ai u ekzekutua. Trupi i tij pa kokë u varros këtu. Në një histori tjetër, ai kishte mbytur 18 gra vendase sepse ato refuzuan të hyjnë në haremin e tij ”, shkruante z. Rachel, i cili gjithashtu publikoi një foto nga zona ku ishte varrosur Ali Pasha.
Postimi i tij nuk kaloi pa u vënë re nga grekët, shumë nga ata pyesnin aq shumë për qëllimin e statusit të tij, duke e kritkuar ashpër ambasadorin.
Ambasadori gjerman iu kundërpergjigj grekëve:
“Të dashur urrejtës, çfarë ju shqetëson këtu: Që unë po e simpatizoj Ali Pashën, i cili u rebelua kundër osmanëve? Apo që nuk e simpatizoj atë? Dhe çfarë ka të bëjë Ali Pasha me situatën e sotme”?
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…