Presidenti Ilir Meta ka akuzuar shpeshherë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me Kryeministrin Edi Rama dhe ndikimin në punët e brendshme të vendit.
Pas këtyre akuzave djali i Sorosit, ka shkuar në zyrën e Metës. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit i cili shkruan:
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.
Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.