Oficerët e lartë të brigadës së pestë të Forcave Speciale në Bjellorusi i kanë treguar presidentit të këtij shteti, Aleksandër Lukashenko se janë kundër dërgimit të trupave për të luftuar kundër Ukrainës.
Lukashenko është mbështetës i madh i presidentit rus, Vladimir Putin.
Ukraina ka thënë se prej territorit të Bjellorusisë janë sulmuar me raketa.
“Duke hyrë në luftë kundër Ukrainës, Bjellorusia do të dëbohet nga komuniteti i shteteve të qytetëruara dhe do të jetë një i dëbuar ndërkombëtar për shumë vite në vijim”, shkruan oficerët ushtarakë, raporton Newsweek.