Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka pritur në një vizitë zyrtare kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit i ndau Medaljen Presidenciale të Nderit.
Herzog, i cili vetë ishte në Shqipëri shtatorin e kaluar, e mirëpriti Ramën në Izrael duke i shprehur falënderimin për mbështetjen e fuqishme të popullit shqiptar për popullin hebre.
“Gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi dhe kurajoje. Me kurajo iu dhanë strehë grave e burrave hebreje, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës dhe duke bërë këtë ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qenieve njerëzore. Kjo thirrje integriteti e nderi rrënjosur fort në popullin tuaj, gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pakompromis kundër antisemitizmit e urrejtjes. Unë personalisht u mallëngjeva gjatë vizitës time në Tiranë në shtator nga dhembshuria prekëse”, tha presidenti izraelit.