Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar një ligj i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi.
Milatoviq e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo atë që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”.
Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi. Ato marrëveshje ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë.
Marrëveshjet nuk e specifikojnë vendndodhjen e investimeve, por Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabbar në Plazhin e Madh të Ulqinit. E për këtë ka pasur kundërshtime nga komuniteti lokal, ekologë e opozita. Bëhej fjalë për rreth 20 milionë metra katrorë të këtij plazhi për t’u dhënë me qira për 99 vjet. Aty synohet ndërtimi i objekteve turistike dhe banimi.
Reagimet e komunitetit në Ulqin janë përmendur pikërisht si arsye te vendimi i presidentit të Malit të Zi për ta refuzuar këtë ligj.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…