Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq deklaroi sot se u arrit një kompromis në takimin e procesit të “Brdo-Brijumit”, në të cilin dikush duhej të hiqte dorë nga diçka, duke përmendur si shembull presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tij ishte më kërkuese.
Siç deklaroi ai në konferencën për shtyp që e mbajti bashkë me presidentin slloven, Borut Pahor pas samitit, kishte disa qortime, ngritje tonesh dhe keqkuptime në takimin e sotëm dhe për shkak të kundërshtimit të Serbisë, disa pjesë në kërkesën e Kosovës “duhej të hiqeshin”.
“Le të themi se axhenda e Presidentit të Kosovës (Vjose) Osmani ishte disi më ambicioze dhe se për shkak të kundërshtimit të Serbisë, disa pjesë duhej të hiqeshin”, tha Milanoviq.
“Unë e shoh këtë si një çmim të pranueshëm për një dokument që është i mirë sepse, domethënë, Sllovenia dhe Kroacia janë këtu për të ndihmuar vendet që janë kryesisht në procesin e integrimit, në fazën ku ishim në 15 ose 20 vjet më parë. Motivet tona nuk janë as mentorim, as tutor, as ndonjë karrierë dhe përbërës biografikë për ndonjë prej nesh, por për të ndihmuar shtetet sepse ne shohim interes për këtë”, shtoi ai.
Në takim, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, pa prezencën e mediave, morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti kroat, Zoran Milanoviq, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Siç u raportua, në këtë takim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kishte një përplasje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithçka kishte nisur pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm. Këtë e kundërshtoi presidenti serb, Vuçiq.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…