Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, tha se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, e ka kuptuar që Rusia përdor çështjen e pavarësisë së Kosovës si pretekst për veprimet e saj agresive, fillimisht në Krime, e pastaj në tërë Ukrainën.
“Rusët vetëm e përdorën Kosovën si pretekst për pushtimin e Donbasit, por kjo, për mendimin tim, e lë Serbinë pa Kosovën”, tha Milanoviç, ndërsa përshëndeti faktin që Vuçiç në një intervistë të fundit për Bloomberg, në njëfarë mënyre u distancua nga Rusia.
Ai theksoi se Vuçiq e ka kuptuar pikërisht këtë gjë dhe ka filluar të distancohet nga qëndrimet e Kremlimit dhe politikave ilegale që ajo udhëheq.
“Vuçiç është një lojtar dhe një mjeshtër i llojit të tij dhe ai ‘e kuptoi’ se Rusia do ta njihte Kosovën dhe hej, këtu është Plenkoviç”, shtoi presidenti kroat, transmeton televizioni publik kroat.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…