Presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe vellai i tij, Andrej Vuçiç, janë paditur nga kryebashkiaku i Novi Sad nën akuzën e kultivimit të marijuanës.
Më herët policia ka gjetur një numër të madh bimësh në një fermë në Jovanica, e cila u vizitua gjithashtu nga zyrtarë serbë, si ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. Sipas opozitës, pronari i fermës telefonoi Andrej Vuçiç në çastin e arrestimit.
“Do doja t’ju informoja se kam dorëzuar një akuzë penale ndaj Aleksandar Vuçiç dhe Andrej Vuçiç bazuar në informacionin e prezantuar gjatë 20 ditëve të fundit në media dhe në rrjete sociale mbi përfshirjen e mundshme të presidentit Vuçiç dhe vëllait të tij në kultivimin e opiateve në fermën e Jovanicës”, – tha kryebashkiaku i Novi Sad.
Duke i bërë thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen, kryebashkiaku tha se një informacion i tillë është shqetësues dhe se publiku duhet të dijë të vërtetën sa më shpejtë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…