Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka pranuar letër urimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në komunikatën për media, Presidenca tha se Trump theksoi mbështetjen e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmendur angazhimin e SHBA-së për ndërtimin e një shoqërie demokratike.
“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e presidentit Trump.
Në letër, Trumpi ka thënë se integrimi i Kosovës në komunitetin euroatlantik është shumë i rëndësishëm, derisa tha se vlerëson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…