KRYESORE

Presidentja dhe ish-presidentët nderojnë Rugovën në ditën e tij

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit do të nderojë ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Osmani bashkë me ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga vendosën lule tek shtatorja e ish-presidentit Rugova në sheshin që mbanë emrin e tij në kryeqytet, njofton Klankosova.tv

Presidentja Osmani në nderim të Rugovës zgjodhi fjalët më të veçanta për të teksa tha se është arkitekti i shtetit tonë.

“Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e tillë nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova prandaj sot jam e nderuar që së bashku me ish-presidentët e filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shtetit tonë, njeriun e cili e bëri bashkë popullin e Kosovës në mënyrë që të artikulohet qartë vullneti ynë për liri dhe pavarësi të vendin tonë”, tha Osmani.

“24 Maji është ditë e rëndësishme sepse afërsisht rreth tri dekada më herët qytetarët e Kosovës masivisht treguan se cili ishte vullneti i tyre, treguan se nuk do të ketë asgjë që do të mund t’i ndalë në rrugën e tyre të drejtë për shtet të pavarur”

“Duke marrë për bazë se ishin zgjedhjet e para ku shqiptarët e Kosovës merrnin pjesë aq masivisht dhe i themeluan institucionet e tyre nëpërmjet vullnetit të lirë – presidenti Rugova pikërisht 24 Majin e shpalli si Ditën e Presidentit. Kjo ditë na e kujton jo vetëm historinë por edhe të sotmen dhe rëndësinë e një institucioni të tillë në përfaqësimin e unitetit të popullit”, tha mes tjerash presidentja Osmani.

Ish-presidentja Jahjaga falënderoi presidenten Osmani për ftesën që të gjithë bashkë të nderojnë ish-presidentin Rugova.

“Dëshiroj të falënderoj Presidenten Osmani për ftesën për ne ish-presidentët që të nderojmë ish-presidentin Rugova”.

“24 Maji është datë e veçantë pasi po kujtojmë një figurë të rëndësishme të popullit të Kosovës, ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”.

“Rugova udhëhoqi vendin në kohët më të rënda që në si shtet dhe popull po ballafaqoheshim në ato kohë të rënda, ai udhëhoqi me Kosovën dhe popullin edhe pas luftës për shtet ndërtim bashkë me krijimin e aleancave më të mëdha botërore” tha Jahjaga.

Ndërsa ish-presidenti Pacolli tha se Rugova meriton gjithmonë që të kujtohet me manifestime të tilla.

“Presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend aq shumë për këtë demokraci që ja vlen gjithmonë të kujtohet me një manifestim simbolik të këtij lloji”, tha Pacolli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago