FOTO&VIDEO

Presidentja e Komisionit Europian tregon nëse këtë vit do të mund të bëjmë pushime verore

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se evropianët mund të jenë optimistë për t’i kaluar pushimet verore në bregdet, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Vetëm një javë pasi kërkoi që njerëzit të mos bëjnë plane për këtë verë, Der Leyen tash tha se pushimet verore mund të jenë të mundshme përmes gjetjes së zgjidhjeve të mençura.

“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të mençura për pushimet verore”, tha politikania gjermane gjatë një interviste për gazetën portugeze, Expresso.

“Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera të higjienës, me distancë paksa më speciale, por është mbresëlënëse të shihet se ne kemi gjetur zgjidhje. Prandaj, jam optimiste për pushimet e verës”, shtoi ajo.

Von der Leyen tha kështu kur u pyet se a munden evropianët që të paktën të shkojnë në pushime brenda territorit të shtetit ku jetojnë. Megjithatë, ajo nuk saktësoi nëse e kishte fjalën për pushimet brenda apo jashtë vendit.

Për shumë shtete të Evropës Jugore, mundësia për mungesë të të hyrave nga turizmi është shumë negative dhe këto vende do të mundohen të gjejnë mënyra për t’i mirëpritur vizitorët sa më shpejt që është e mundur.

Von der Leyen tha se është mirë që shtetet kanë filluar t’i largojnë masat e kufizimit, por paralajmëroi se qeveritë duhet ta bëjnë këtë me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago