KRYESORE

Presidentja Osmani i dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dorëzuar flamurin shtetëror sportistëve të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike, “Tokyo”.

Në fillim të ceremonisë, i është dhënë fjala Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili falënderojë kryesisht xhudistën, Majlinda Kelmendi e cila para 5 vite në Rio de Janiero ka fituar medaljen e artë.

Në ceremoni kanë marrë pjese edhe emëra të njohur në skenën politike dhe atë sportive.

Krasniqi poashtu në emër të komitetit, ka uruar sukses sportistëve të cilët do të udhëtojnë për në Tokio për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se është e lumtur dhe krenare për të organizuar një ceremoni të tillë.

“Ju duhet të fitoni edhe ketë herë , në mënyrë që të gjitha se bashku të festojmë dhe të vazhdoni traditën në vendin tonë” ka thënë Osmani.

“Në këtë udhëtim një popull i terë është me ju, zoti jua dhashtë të mbarën, paçi fat” – ka shtuar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe Kryeministri Albin Kurti nga pamundësia e prezencën përshkak të vizitës zyrtare në Greqi, ai ka dërguar një video mesazh për të gjithë pjesëmarrësit, duke i uruar fat dhe suksese në lojërat Olimpike.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe orkestra e fakultetit të Artit të UP-së.

Flamuri i është dorëzuar sportistes Majlinda Kelmendi e cila do të mbaj flamurin në ceremonin hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago