NASA/ESA/CSA/J. Lee of NOIRLab/A. Pagan of STScI
Për të parën herë në histori, shkencëtarët kanë gjetur material që ka ardhur nga jashtë sistemit tonë diellor. Kjo sipas profesorit Avi Lobe, një astrofizikant pranë universitetit të Havaridit.
Në muajin qershor në Oqeanin Paqësor Loeb dhe ekipi u gjetën disa objekte në formën e sferave dhe Loeb thotë se analizat e ndërmarra në to tregojnë që kanë ardhur nga jashtë sistemit tonë diellor dhe janë transportuar nga një object ndëryjor që është rrëzuar në sipërfaqen e tokës në vtin 2014.
“Për shkak të disa karakteristikave të jashtëzakonshme të materialit të sferave, ato mund mund të jenë edhe pajisje teknologjike jashtëtokësore”, u shpreh Loeb, i cili më parë ka parë ka ngritur pretendime të tilla si mundësinë e ekzistenvës së jetës jashtë planetit tonë dhe vizitorë nga sistemet e tjera diellore.
Zbulimi më i fundit i Loeb ndërkohë ka shkaktur debat në komuntetin shkencor. Disa ekspertë janë treguar mbështetës në këtë drejtim, ndërsa të tjerë skeptikë. “E admiroj entuziazmin e Avit, por do të isha i habitur nëse përpjekjet e tij më të fundit të mund të dalin në përfundimin se këto sfera vijnë nga një anije hapësinore jashtëtokësore që është përplasur mbi tokë,” u shpreh për “The daily mail” professor Majkëll Garret nga Universiteti i Mançesterit.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…