Konfirmimi u vonua, megjithatë tani është zyrtare: Xhiro e Italisë do ta nisë edicionin e vitit 2025 për herë të parë nga Shqipëria. Prezantimi i asaj që quhet “La Grande Partenza”, ose ndryshe “Nisja e Madhe” u zhvillua në ambientet e kryeministrisë.
Gara 114-vjeçare është një prej tre eventeve çiklistike më të rëndësishme në botë. Ajo transmetohet në 200 vende të botës dhe ndiqet nga mbi 800 milionë telespektatorë.
Nëse këtë event, kryeministri Rama e cilësoi “njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë”, ministrja Manastirliu e vendosi theksin te promovimi i vendit.
Etapa e parë e Xhiros së Italisë nis në Durrës më 9 maj2025. Pas 164 kilometrave, çiklistët do të mbërrijnë në Tiranë.
Etapa e dytë, më10 maj në kryeqytet është vetëm 13,7 km e gjatë, ndërsa në etapën e tretë më 11maj, gara do të zhvillohet në Vlorë, për të shfrytëzuar terrenin malor, duke përshkuar edhe pjesën më të madhe të bregdetit.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…