LAJME

Prindërit e Agonis Tetajt të zhgënjyer me dënimin e vrasësit të djalit të tyre

Të zhgënjyer thellë me vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës janë shprehur prindërit e Agonis Tetajt. Shkaku që të akuzuarit Shaban Gogaj iu shqiptua dy herë dënimi prej 7 vjetësh e gjysmë burgim, ata thanë se nuk i besojnë drejtësisë që e vendosi kjo gjykatë. E paralajmëruan që rastin ta procedojnë në Gjykatën e Apelit, prej së cilës thanë që presin ashpërsim të dënimit.

Në ballë të dhomës së ndejës Nurie e Isuf Tetaj kanë vendosur fotografinë e djalit të tyre, Agonisit, që më se 5 vjet më parë u vra në vendin e tij të punës nga djali i pronarit të kompanisë, Shaban Gogaj.Ata thonë se e kanë të vështirë t’i rrinë përballë fotografisë së tij, pas vendimit që e nxori të premten Gjykata Themelore e Pejës, për ta dënuar të akuzuarin me 5 vjet burgim për vrasje dhe 2 vjet e gjysmë për armëmbajtje pa leje.

Ndaj Gogajt u zhvilluan dy procese gjyqësore e të dyja përfunduan me dënimin e njëjtë. E prindërit e Totajt u shprehën të zhgënjyer thellë me vendimin, tek thanë se nuk i besojnë drejtësisë që e vendosi dy herë gjyqtarja Violeta Husaj-Rugova.

Ata pretendojnë se Gogaj para se t’ua vriste djalin ka qenë i përfshirë edhe në një vepër tjetër, për të cilën gjyqtarja në rastin e Agonisit i pati dhënë dënim me arrest shtëpiak.

Nëna Nuria ka thënë se Gogaj doli nga burgu shtëpiak dhe ia vrau djalin.

“2018, me 3 gusht, ky person, ky kriminel, se as emrin s’mund t’ia përmendi, ose monstrum me quajt, e ka bërë një rrahje me një djalë të Kuqëve të Deçanit. Kjo gjyqtare, më 3 gusht 2018 e ka dënuar në përkujdesje të prindërve. Qe çka kanë bërë, ai ka qenë i dënuar me ndenjtë në shtëpi, burg shtëpiak. Ka shkuar në punë i lirë, kur ka shkuar në punë, më 23 shtator 2018, ma ka vrarë djalin. Qe sa ka pasur diferencë, 55 ditë”, ka thënë ajo.

Ajo është shprehur thellësisht e indinjuar me vendimin e trupit gjykues në Gjykatën e Pejës, që e gjykoi veprën si vrasje nga pakujdesia.

“Unë nuk di ajo gjyqtare qysh e merr gjumi, qysh fle, qysh i këqyr fëmijët e vetë. Qysh e këqyrë fëmijën e vetë kur një dënim e ka dhënë me 7 vjet e gjashtë muaj, qysh mundet me kthye kryet e mi pa fëmijët e vetë e fëmijët Agonisi i ka lanë veç tri vjeç”, ka thënë tutje Nurie Tetaj.

Procesi gjyqësor më se pesëvjeçar ka qenë i rëndë emocionalisht për prindërit. Babai i Agonisit ka thënë se brenda sallave gjyqësore nuk merrej parasysh gjendja e tyre emocionale.

“Njëherë tentova, si fola ma bënë vërejtjen me më qitë jashtë. E rrisha unë aty, mos fol veç këqyr seri. Po qysh lejohet me ma bo baca Isuf e mu ma ka vrarë djalin. Qysh lejohet. Është dashur me i thënë atij djalit, fol po bile emrin mos ia përmend”, ka thënë Isuf Tetaj.

Ata kanë paralajmëruar ankimimin e vendimit në Gjykatë të Apelit, prej së cilës kanë thënë se presin dënim më të rëndë.

“Nuk lejojmë më me u kthye në Pejë, sa të mundemi, nëse nuk na dëgjon kurrkush atëherë duhet me i çua duart prej drejtësie”, është shprehur Nurie Tetaj.

Tetaj u vra në moshën 29-vjeçare dhe ka lënë prapa vetes dy fëmijë binjakë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago