Vakia që një arsimtari të fizikës i ngjau në Ditën e Mësuesit, është gjëja e fundit që mund t`i ketë shkuar në mend.
A.B, nga Gërdoci i Podujevës, ishte kujdestar dite të martën e 7 marsit, kur një nxënës i klasës së tetë s’po u bindej rregullave të futej në klasë, e për më keq ofendonte me fjalor të pistë. Meqë ishte pushimi i shkurtë e fjalët nuk po bënin punë, mësimdhënësit iu sos durimi dhe urdhëroi që të shkojë në shtëpi, raporton Klan Kosova.
Por me kaq nuk mbeti. 41 vjeçari që zgjodhi të mbetet anonim, tregon se në orën pasuese në klasë u shfaq prindi i nxënësit që ishte goxha i inatosur dhe e sulmoi fizikisht arsimtarin. Ky më pas thirri policinë që e arrestuan I.Z për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe e dërguan në mbajtje për 48 orë.
Ndaj nxënësit menaxhmenti mori masa disiplinore, derisa u solidarizuan edhe me kolegun duke mos e mbajtur orën e parë të mësimit të mërkurën. Për situatën e një dite më parë, të mërkurën drejtori thirri mbledhje me prind.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…