Një fotografi e dërguar drejt njeriut që pëlqente kur ishin ende adoleshentë, i solli Elgës prishjen e martesës së saj të lumtur me Irakliun. Në historinë e ndarë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo tregoi se si ky njeri i së shkuarës i shkruante vazhdimisht, e kërcënonte që të hiqte të gjitha bllokimet virtuale ndaj tij dhe i bënte shantazh se fotoja do të përfundonte në rrjetet sociale.
Nisur nga kjo ngjarje, moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea ka një përgjigje të fortë publike jo vetëm ndaj këtij njeriu që me një telefonatë mundi të shkatërronte një çift, por edhe kundrejt të tjerëve në kategorinë e tij që veprojnë njësoj.
Ardit Gjebrea: Pra Elga ky është motivi përse unë insistova që ti ta thoje këtë histori sepse mund të ndodhë dhe ka shumë të rinj apo të reja që në një moment mund të bëjnë një foto dhe ia dërgojnë dikujt dhe ky person e merr dhe e shantazhin dhe thotë që nëse ti nuk bën këtë gjë që dua unë, unë këtë foto do ta publikoj. Po publikojini ato foto, e çfarë pastaj? Po sikur unë tani të kërkoj emrin tënd, o njeri, që ke shantazhuar këtë vajzë dhe i ke prishur jetën me bashkëshortin e saj, çfarë do të bësh ti, në qoftë se unë publikisht, tani do të të demaskoj ty?
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…