Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se e ka kanosur dhëndrin e tij, të cilin ka tentuar ta therë me thikë.
Si filloi e gjitha?
Një burrë nuk e kishte gjetur gruan e tij kur ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30. Pasi ishte njoftuar nga ajo përmes telefonit që ndodhet të prindërit e saj, ishte nisur për në rrugën “Naim Delvina”, në Prishtinë.
Me të mbërritur aty, miku i tij, vëllai i gruas, kishte dalë me një thikë në dorë, duke tentuar që ta godas.
Ai nuk e kishte lënë më pas, sipas dëshmisë së burrit të siguruar nga Gazeta Sinjali, miku ka hipur në veturën e tij me të cilën e ka ndjekur dhëndrin për ta therur me thikë.
Çka deklaroi miku para hetuesve?
I dyshuari për “Kanosje” e ka pranuar se ishte ai që ia hapi derën dhëndrit, por e mohon që ka pasur thikë në dorë.
Ai po ashtu nuk e fshehu që e ka ndjekur me veturë burrin e motrës së tij, por thotë se ata nuk kanë pasur asnjë kontakt fizik.
Pas intervistimit, prokurori ka dhënë urdhër që ndaj tij të hapet rasti “Kanosje”
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…