LAJME

Prishtinasit ia hedhin keq në FB, ‘zyrtarja amerikane’ që i premtoi investime milionëshe në Kosovë ia merr 22 mijë euro

Rrjetet sociale janë të mbushura me llogari fiktive prapa të cilave fshihen persona që bëjnë gjueti për zhvatur para nga qytetarët në mbarë botën.

Kjo mund të vërehet lehtë edhe me numrin e shtuar të komenteve nga të tilla llogari nëpër faqe të ndryshme kosovare, të cilët pretendojnë që të kapin sa më shumë ‘viktima’ të gjahut të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë së fundi një qytetar në Prishtinë, i cili që nga muaji korrik i vitit të kaluar ishte njoftuar me një person fiktiv në rrjetin social Facebook.

Sinjali mëson se personi i dyshuar ishte prezantuar si zyrtare amerikane dhe kishte kontaktuar prishtinasin gjoja me qëllim që të bëjë një investim në Kosovë. Ajo i kishte premtuar se do t’ia dërgoj 1.2 milionë dollarë për investime në vend, mirëpo për këtë paraprakisht ai duhej të dërgonte shuma të ndryshme të parave në shtetin e pjesës perëndimore të Afrikës, Senegal.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, ai ka dërguar paratë nëpërmjet transaksioneve bankare dhe shifra totale e parave të humbura është 22 mijë euro.

Por me të kuptuar se nuk bëhet fjalë për investime milionëshe, por se është mashtruar, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë ku ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për veprën penale ‘Mashtrim’.

Kujtojmë se rastet e mashtrimit në rrjete sociale janë shumë të shpeshta, sidomos tallja që bëhet nga persona të panjohur të cilët paraqiten si zyrtarë bankash dhe kontaktojë kosovarët se gjoja janë trashëgimtarë të pasurive tepër të mëdha në botë. Prandaj duhet pasur kujdes për të mos rënë pre e mashtruesve dhe rastet e tilla të denoncohen në organet e rendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago