FOTO&VIDEO

Prishtinasit po i paguajnë detektivët nga 500 euro për t’i përcjellë partnerët

Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë.

Kryeqytetasit kryesisht këtë metodë po del se e përdorin për ta përcjellë partnerin, Por edhe familjarë tjerë, shoqëri apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video incizime.

Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Teksa bashkëpunim kanë edhe me Shqipërinë.

Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë. Për më tepër, përndjekja dënohet me 3 deri 15 vjet burg.

“Fotografimi , xhirimi i pa autorizuar edhe kjo është shkelje qe dënohet deri 12 vite janë shkelje që cenojnë privatësinë e secilit qytetar dhe nuk ka të drejtë askush ta bëjë një gjë të tillë”, thotë avokati Skënder Musa, i cili propozon që kjo punë të rregullohët me ligj.

Teksa për një njohës të sigurisë, kjo veprimtari është shqetësuese.

“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuse sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit”, shprehet Drizan Shala.

Meqenëse nuk ka ligj, veprat e detektivëve privatë mund të hapen si raste hetimi nga policia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago