KRYESORE

Përfundon numërimi, Përparim Rama kryetar i ri i Prishtinës

Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës. Ai ka marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor. Ai ka marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje

Arben Vitia i Vetëvendosjes që në raundin e parë doli si fitues, ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave.

UPDATE:Kandidati për kreytar të Prishtinës, Përparim Rama në konferencë për media së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë shpallur fitoren në kryeqytet.

Rama para gazetarëve tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha Rama.

Janë procesuar në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votat nga 94,12% e vendvotimeve në Prishtinë. Nga ky rezultat, Përparim Rama i LDK-së po prin me 50.81 për qind. Arben Vitia i VV-së ka marrë 49.19 për qind të votave.

Në vota dallimi është rreth 1200. Rama ka marrë 38 mijë e 337, ndërsa Vitia 37 mijë e 138.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

23 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago