France's President Emmanuel Macron welcomes Kosovo Prime Minister Albin Kurti (R) before a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 23, 2021. (Photo by Ludovic MARIN / AFP) (Photo by LUDOVIC MARIN/AFP via Getty Images)
Albin Kurti ka udhëtuar gjatë ditës në Paris ku është duke mbajtur takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Në këtë takim tema kryesore pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi.
Sipas profesorit britanik Aidan Hehir, në këtë takim Macron do t’i kërkojë Kurtit kompromise për zgjidhjen përfundimtare të problemeve me Serbinë.
“Edhe ky takim do të ndjekë një skenarë tashmë të njohur: Macron do të shprehë mbështetje për Kosovën, derisa do të ushtrojë presion mbi Qeverinë për një kompromis. Megjithatë gjatë dekadës së fundit të gjitha këto takime kanë rezultuar të pafrytshme. Ka pasur premtime boshe dhe mbështetje sipërfaqësore për Kosovën. Për më keq Kosova është trajtuar me përbuzje. Serbia është bërë e dashura e BE-së”, deklaroi Hehir për Dukagjinin.
Sipas hulumtuesit britanik, Kosova padrejtësisht po shihet si pala jo konstruktive në dialog.
“Për ironi të fatit, është Kosova ajo që është trajtuar sikur po parandalon një zgjidhje, pavarësisht faktit se Serbia është ajo që po parandalon çdo zgjidhje. Kurti duket se është i përkushtuar për të ndjekur një qasje të ndryshme nga para ardhësit, qasje më pak respektuese ndaj BE-së. Kjo është e mirëpritur. Pas takimit Macron do të kuptojë që po përballet me një qeveri më serioze të Kosovës dhe nuk do të dorëzohet lehtë”.
Ditë më parë në një vizitë zyrtare në Francë ka qëndruar edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…