Një lajm i bujshëm vjen nga media amerikane, “Bloomberg”, e cilat raporton se kompania “Affinity Partners” e Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, planifikon mbi 1 miliard dollarë investimesh pronash në Ballkan, duke përfshirë një eko-resort luksoz në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Gjithashtu, në Serbi, firma synon të rizhvillojë blloqet historike të Beogradit në një hotel dhe rezidenca luksoze.
Këto projekte do të financohen me investime të rëndësishme të Lindjes së Mesme, duke përfshirë 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Sipas agjencisë Bloomberg, ndërmjetësuesi për këtë projekt ka qenë Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe ish i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Verën e kaluar, Grenell shoqëroi Jared Kushner dhe gruan e tij, Ivanka Trump gjatë pushimeve disaditore në jug të Shqipërisë.
Në artikullin e publikuar nuk bëhet me dije se mbi çfarë marrëveshjeje, procedure prokurimi apo kontrate do të zhvillohen këto projekte, të cilat janë në pronë publike në Shqipëri dhe të mbrojtura nga legjislacioni mjedisor.
Ky investim duket se nxjerr zbuluar edhe mazhorancën që kërkoi me ngulm ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, që i hapte rrugë ndërtimeve dhe betonizimit të këtyre zonave, pavarësisht kundërshtimeve nga Brukseli.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…