Nuk duhet as libri dhe as shkolla. Por si mund të arrihet suksesi që promovohet nga artistët e promovuar të vendit tonë?
Reperi i njohur shqiptar Noizy, ishte i ftuar në podcastin e Mira Kazhanit “Zë me Mirën”. Në një moment kur reperi dhe Kazhani po diskutonin për artistët e preferuar, u përmend edhe emri i këngëtares Celine Dion.
“A e beson që këngët e tyre mund ti kem dëgjuar por nuk e di se kush është kush” tha Noizy duke lënë drejtuesen e podcastit të habitur. “Muzikën e njoh por fytyrën ska shance.”
Më tej reperi u pyet se ku e gjen frymëzimin për të shkruar tekstet e këngëve të tij.
Kur u pyet nga Mira Kazhani nëse ka lexuar libra, ai tha:
Jo nuk e kuptoj pse përherë them që dua ta zhvilloj shqipen me lexim por “I get bored” mërzitem shumë shpejt. Nuk do isha mëzitur kurrë duke lexuar jo poezitë, por fjalët e urta.
Në përgjigje të pyetjes Noizy u shpreh se frymëzimin e gjen tek jeta e përditshme.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin “sulmet” dhe kritikat ndaj këngëtarit, i cili është promovuar si model suksesi nga politikanët e nivelit të lartë. Ai shihet si idhull nga shumë prej fansave të tij që janë një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë. Dhe mesazhi i tij është: mos lexoni libra, për të pasur sukses.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…