LAJME

Prona 10 milionëshe: Gazetari Sadiku zbulon detaje për personin e arrestuar nga policia

Gazetari Arlind Sadiku ka reaguar pas arrestimit të personit që dyshohet se ka tjetërsuar prona në vlerë 10 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku është shprehur se në rastin e të arrestuarit A.G., janë të përfshirë gjyqtarë, prokurorë e figura publike.

“Policia e Kosovës ka kapur sot kokën e falsifikimit të dokumenteve me prona. Nëse doni me kuptu se çfarë ka bërë A.G, ndiqeni këtë hulumtim Këtu janë të përfshirë qindra njerëz të drejtësisë në Kosovë: gjyqtarë, prokurorë, figura publike, etj…”, ka shkruar Sadiku.

Në muajin maj, Sadiku kishte treguar se prona tre hektarëshe në Veternik, për të cilën bëhet fjalë, i përket familjës së tij.

“Të dashur miq, Prokuroria ka dhënë urdhër që të ndalohen punimet në pronën prej tre hektarëve e cila është e kontestuar që disa vite. Kjo është pronë e familjes time, por ka qenë plan që të uzorpohet nga një grup i njerëzve. Të përfshirë janë shumë figura publike dhe njerëz të drejtësisë në Kosovë”, ishte shprehur atëherë Sadiku.

Kjo pronë dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rremë dhe mashtrimit, kishte kaluar në emër të së ndjerës Z.H., dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni.

Kërkesa e palëve të dëmtuara Gursel e Nexhat Sadikut për sekuestrimin e pronës rreth tre hektarësh në Veternik, ku edhe po zhvilloheshin ndërtime, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Për këtë vendim, në Gjykatën e Apelit ishin ankuar Prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara. Shkalla e dytë e kishte aprovuar ankesën dhe rastin kishte vendosur ta kthejë në rigjykim, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë.

“Z. H ka qenë e ëma e tani të pandehurit Ylber Hyseni i cili si derivat i këtyre veprimeve ishte shpallur trashëgimtar, ndaj të cilit prokuroria ka bërë kërkesë dhe se ngastra kadastrale e fituar nga i pandehuri ka pësuar ndryshime dhe se në këtë pronë, a është bërë ndryshimi i gjendjes faktike dhe cenimi i interesave pronësore të paraqitësve të kësaj kërkesë”, thuhej në vendimin e parë të Apelit.

Apeli kishte arsyetuar se vendimi i shkallës së parë është kontradiktor, i paqartë dhe në kundërshtim më veten, prandaj edhe ishte kërkuar që të evidentohen këto shkelje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

17 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago