LAJME

“Pronarët e Shell dhe Royal e kanë përjashtuar motrën prej pasunisë”

Aktivistja Zana Avdiu, ka thënë se pronarët e ShELL dhe Royal e kanë përjashtuar motrën e tyre nga pasuria dhe janë paditur nga kjo e fundit.

Avdiu tha se arsyeja se pse e kanë përjashtuar është se ajo është grua. Ajo ka shkruar se ata kanë dashur me gjasë që ta mbyllin duke i blerë një banesë.

“Pronarët e ShELL dhe Royal, paditen nga motra e tyne, sepse e kanë përjashtu prej pasunisë. Pse? Se ajo është grua, e nuk i takon. Mesiguri kanë mendu me ia ble një banesë edhe një kerr, edhe më mshelë më qaq.. si shumica që ia bajnë”, shkroi ajo.

Tutje aktivistja tha se këto veprime duhet ndalur nga shteti.

“Shteti duhet më kanë ma radikal, sa i përket trashëgimisë. Nuk mjafton veç me kërku nga palet që motra me ua nënshkru kalimin e pasunisë, sepse po i detyrojnë çikat më zor me heq dorë nga e drejta e tyne. Duhet diçka që e ndërprenë ketë: psh, që nëse vajza heq dorë nga pasunia, ajo pjesë i shkon shtetit.. dhe kurresesi familjës se saj“, përfundoi Avdiu.

Ndryshe në prangat e policisë të mërkurën mbrëma ka përfunduar pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në shtëpinë e tyre. Rasti është denoncuar nga bashkëshortja e Kryeziut, e cila pas arrestimit të tij raportohet se ka shkuar tek shtëpia e familjes së saj.

Ky nuk është rasti i vetëm që Lulzim Kryeziu përballet më drejtësinë për ushtrim të dhunës. Para disa muajsh ndaj Kryeziut është ngritur akuzë për sulm fizik ndaj një gazetari, i cili po hulumtonte lidhur me licencat e kompanisë “Shell” që Kryeziu bartë të drejtat e kësaj kompanie për Kosovë.

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu do të përballet me drejtësinë në Kosovë për të paktën dy raste të dhunës që dyshohet të ketë ushtruar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

8 orë ago